“Ka qenë komunist”, Kapllanaj: Mbrëmë Berisha në orën 23:00 telefonoi ish kryetarin e PD në Fier dhe i tha…

0
2568
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD Lulzim Basha ndodhet në Fier, ku po mban fjalën kryetari i degës së PD, Fier Agron Kapllanaj. Ai në fjalën e tij është shprehur se PD duhet të lejë pas të shkuarën dhe të vazhdojë drejt të ardhmes dhe të marrë vendime jo vetëm për PD, por edhe për Shqipërinë.

Ai ka hedhur edhe aku*za ndaj Sali Berishës kur tha se mbrëm ka telefonuar ish kryetarin e PD në Fier dhe ka kërkuar që të nxjerrë njerëz se sbën. “Këtu janë demokratët e vërtetë ata që duan Shqipërinë dhe PD dhe të ardhmen e këtij vendi. Ne duhet të ndahemi nga një pjesë e të shkuarës nga mentaliteti i keq i të shkuarës.

Ne u jemi mirënjohës atyre që kanë kontribut për PD dhe këtë vend. Cikli i brezave vazhdon dhe do të vazhdojë dhe një dit, kur të largohem dhe janë fëmijët e demokratëve që po rriten por janë rritur me një frymë tjetër që do të vijnë. Edhe ata që bën thirrje për dhunë i mirëkuptoj sot ata ishin të detyruar të dalin. Mbrëmë në 11 të natës doktor Berisha e ka marrë në telefon ish kryetarin e PD këtu  dhe u ka thënë dua ti nxjerrësh të gjithë se zbën nesër.

Gjëtë këtyre ditëve unë kam pasur kontakte dhe disa janë këtu sepse nuk janë një pjesë e zhurmës dhe atyre që shajnë nuk duan zhurmë dhe sharje, e cila është e kultivuar në 30 vite nga lideri jonë nga ish kryeministri në fakt ai ka qenë një komunist”tha ai ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad