Lajme të mira vijnë nga stafi mjekësor që po kujdesen për Michael Schumacher.
Ai u transferua në spitalin Georges Pimpidou në paris për t’iu nënshtruar një terapie anti-inflamatore të bazuar në infuzione të qelizave burimore.
Sipas asaj që raporton media franceze Le Parisien, Michael Schumacher është i vetëdijshëm pas asaj që thotë një pjesëtar i stafit mjekësor.
Një prej kirurgëve i cili trajton ish pilotin, ka punuar në stafin e Ferrarit dhe të Mercedesit. Terapia e tij përfundon sot nga ku dhe do të transferohet përsëri në shtëpinë e tij në Luzanë, Zvicër.
Atje ai mbahet në aparatura të vendosura në shtëpinë e tij, afër së cilës nuk lejohet media.
Familjarët e kampionit të Formula 1 nuk lejojnë askënd të afrohet afër shtëpisë së Schumacher dhe nuk bëjnë të ditur asgjë rreth gjendjes fizike të ish pilotit.