“Ka surpriza”/ Gazetari plas deklaratën ‘bombë’: Rama nuk pritet më zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë

0
246
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Aulon Kalaja bëri një deklaratë të fortë, teksa tha se kryeministri Rama nuk do të pritet më zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë për shkak të përfshirjes në çështjen McGonigal.

Ai shtoi gjithashtu se në lidhje me dosjen e ish-zyrtarit të FBI-së do të ketë surpriza pasi nuk bëhet fjalë vetëm për 225 mijë dollarë.

Gazetari nënvizoi se McGonigal duhet t’i bëjë një nder të madh Shqipërisë dhe SHBA-ve, duke u bërë i penduar i drejtësisë dhe të tregojë se ku i mori paratë.

“Zoti Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë nuk shkel më në Shtëpinë e Bardhë. Po e bëj këtë deklaratë këtu në këto momente sepse është njeri nën akuzë. Nuk futet më në Shtëpinë e Bardhë, kjo është deklarata ime.

Kryeministri Edi Rama nuk pritet më zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë. Kjo është e para dhe e dyta që dua të them është se zoti McGonigal duhet të flasë, pra ai duhet të kthehet në të penduar të drejtësisë për atë që di, për të shpëtuar veten e tij dhe për t’i bërë një nder të madh Shqipërisë, por edhe Shteteve të Bashkuara.

Duhet të flas dhe të thotë ku i mori paratë. Besoj se do kemi surpriza pasi nuk bëhet fjalë për 225 mijë dollarë, më besoni. Është shifër modeste për FBI-në”, tha Kalaja.

Zjarr Tv Ad