Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Të paktën 24 persona u vranë sot pas një sulmi kamikaz në një miting elektoral të kërkuar nga presidenti afgan, Ashraf Ghani në provincën qendrore Parvan, sipas zyrtarëve.
”Të paktën 32 të tjerë u plagosën në incidentin e ndodhur në kryeqytetin e provincës, Charikar”, tha kreu i spitalit publik të krahinës, Qasim Sangin.
Ai shtoi se 11 nga të lënduarit janë në gjendje kritike.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi tha se kamikazi shpërtheu në hyrje të vendit ku do të zhvillohej takimi i Ghani-t.
Rahimi u shpreh se asnjë anëtar i fushatës nuk u dëmtua. Kjo u konfirmua nga një zëdhënëse e guvernatorit të provincës, Wahida Shahkar.
Zgjedhjet presidenciale afgane do të zhvillohen më 28 shtator.