Kadastra/ Zgjidhje për pronat

0
3

Ligji i ri per kadastrën ka hyre tashme ne fuqi, pas miratimit ne heshtje nga ana e presidentit te republikës. Sipas kreut te ALUIZNIT, Artan Lame kaosi 30 vjeçar po shkon drejt zgjidhjes dhe kështu merr fund sorollatja e qytetareve.

“Sipas studimit te bere nga ekspertet e Bankës Botërore arrihet ne përfundimin e trishte se rreth 80% e pronave te regjistruara ne Shqipëri jane te hedhura me gabime dhe kane probleme. Shteti shqiptar qe nga viti 1994, kur ka filluar procesi i regjistrimit te prones ka shpenzuar rreth 200 milione dollarë ne kete proces, por ne fund Ky lum parash ka lene pas 80% te pronave, te regjistruara me probleme, ka lene pas dhjetra-mije procese gjyqësore etj. Kjo eshte sfida me e madhe e agjencisë se re te kadastrës. Përmes ketij ligji qeveria do te marre me vete te gjitha pergjegjesite e kësaj situate. Pasi I sjell vërdalle per te regjistruar pronën, me muaj e me vite, ne fund pasi kalojnë edhe te gjitha afatet, iu thone qytetareve se duhet te paguash edhe kamat vonesat, sepse nuk ke regjistruar pronën brenda afatit. Deri këtu arrin absurdi se si ka qene ngritur dhe strukturuar ky sistem. Ligji i ti parashikon amnisti per te gjithë kete varg pagesash te pakryera ne vite e vite, por jo si nje dhurate e shtetit per qytetaret, por si nje njolle qe bie mbi vete shtetin. Pas disa ditesh termi hipoteke, qe ka qene makthi i te gjithe shqiptareve do futet ne muzeun e gjerave te shëmtuara.”

Nje nder anet pozitive dhe risitë e ketij ligji, eshte shmangia e burokracive dhe shkrirja ne nje te vetëm te disa institucioneve qe merren me pronat.