Kadilli i kërkon largimin, Basha e fton t’i bashkohet betejës kundër mazhorancës: T’i prijmë me gjithë forcën tonë betejës për ndryshim për të gjithë shqiptarët

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në selinë e Partisë Demokratike po zhvillohet mbledhja e Kryesisë, ku mes kryedemokratit Bashë dhe anëtarit Fatbardh Kadilli ka pasur debate të shumta.

Kadilli i ka kërkuar Bashës dorëheqjen sërish, por ky i fundit e ka ftuar që t’i bashkohet betejës për ndryshim.

“Shqiptarët e votuan ndryshimin me zemër, ata e duan atë sot më shumë se kurrë. Kjo fushatë e provoi se ne edhe propogandës së tyre mund t’i bëjmë ballë. Ne mundemi ta shkatërrojmë atë me zemër, me shpresë.

Ndaj të bashkuar ju ftoj t’i prijmë me gjithë forcën tonë betejës për ndryshim për të gjithë demokratët dhe gjithë shqiptarët”, u shpreh Basha.

Zjarr Tv Ad