Kadilli njofton nisjen e turit të takimeve me anëtarët e PD në Shqipëri, ja në cilin qytet do zhvillojë ndalesën e parë

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i kryesisë dhe njëkohësisht kandidati për kryetar të partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka njoftuar nisjen e turit të tij të takimeve që do të mbajë me anëtarë të PD në të gjithë Shqipërinë.

Kadilli ka vendosur që t’a nisë turin e tij të takimeve në të njëjtin qytet si kryetari aktual i PD, Lulzim Basha në qytetin e Beratit.

Ai shkruan se ka zgjedhur t’a fillojë turin e takimeve në Berat sepse e konsideron si qarkun ku ka pasur një nga përvojat më të mira të tij në jetën politike. Më tej i ftoi anëtarët të jenë prezentë në orën 17:30 në Biblotekën e qytetit të Beratit dhe më pas në Kuçovë në orën 19:00.

Shkrimi i Plotë i Fatbardh Kadillit

“Sot nis turin e takimeve me anetarët e PD në Shqipëri.

Zgjodha ta filloj këtë tur nga Berati, qarku ku kam një nga pervojat më të mira politike në aktivitetin tim të gjatë.

Gjithnjë kam besuar se sa më të forta të jenë sfidat aq më i madh është motivimi dhe angazhimi.

Miq beratas ejani të bisedojmë së bashku për një Projekt të ri, me një Manifest të ri Politik me Sytë nga e Ardhmja

Takimet janë: Berat, ora 17:30, Biblioteka e Qytetit
Kucovë/ Ura Vajgurore, Ora 19:00, Hotel Familjari.”

Zjarr Tv Ad