Për Fatbardh Kadillin, Partia Demokratike nuk mund të bashkohet me Lulzim Bashën dhe Sali Berishën, dhe nëse një gjë e tillë ndodh, sipas tij do të ishte “turpi dhe tradhëtia më e madhe” që do t’i bëhej demokratëve.
Kadilli tha për “AbcNews” se me Berishën e Bashën PD ka qëndruar në opozitë prej vitit 2013. Ai u shrpeh se ka ardhur koha për një kryetar të ri.
“Është për t’i përshëndetur, pavarësisht se ka shumë paqartësi. Pikëpyetja e parë është që dorëheqjen e jep se nuk ka mundur ta mbajë partinë e Bashkuar. E dyta do angazhohet, dhe e treta do të hyjë në zgjedhje përsëri. Nuk më intereson më fati i Bashës apo Berishës. Ne nuk kemi mundësi sot të jemi me një Berishë që do të rikthehet. Unë si demokrat dhe çdo demokrat do një kryetar partie që ti ofrojë një qeverisje të djathtë. Këta na nxorrën në opozitë që në 2013.
Sa të jenë këta të dy nuk ka bashkim. Dhe po pati bashkim me këta të dy, është turpi më i madh dhe tradhtia më e madhe. E përshëndes deklaratën e grupit të PD,” tha Kadilli.