Kadilli thirrje Bashës: Hap rrugën

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fatbardh Kadilli, i cili foli gjatë Kuvendit të PD-së një ditë më parë, ka reaguar sërish.

Këtë herë ai ka sulmuar Lulzim Bashën duke i kërkuar që të largohet.

Kadilli i ka kërkuar të hapë rrugë për zgjedhje të lira brenda PD-së pasi sipas tij vetëm gara e ndershme e nxjerr nga kjo situatë.

Ka vetëm një zgjidhje që ndalon luftën për pushtet që po zhvillohet dhe mban PD-në e bashkuar: VOTA E ANËTARËVE. Përplasjet dhe alternativat e ndryshme duhet t’i zgjidhin anëtarët. Basha nuk e ka betejën vetëm me Berishën e as Berisha vetëm me Bashën.

Të dy e kanë edhe me ne: ata që duan një drejtim të ri dhe vizion të ri të PD-së. Basha duhet të hapë rrugën menjëherë për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Basha nuk mund ta mbajë pushtetin me zor.

Shiheni këtë foto: me ndonjë përjashtim, asnjë nga pozuesit nuk ka kontribut në PD, nuk ka ndikim në publik, nuk ka vota. A mund të përjashtojnë këta kryetarët e degëve të zgjedhur nga anëtarësia? A mund të vendosin këta që në PD nuk duhet të ketë garë?

Dua t’u bëj thirrje pozuesve në këtë foto dhe në atë që do bëhet në Këshillin Kombëtar: Ndalni shkatërrimin e PD-së me përjashtime dhe mbyllje! Ndalni marrëzinë e mbajtjes së karriges kundër vullnetit të shumicës së anëtarëve.

Lejoni garën, lejoni anëtarët të vendosin. Kjo e shpëton PD-në. Kjo është demokracia. Kjo është qasja amerikane.

Zjarr Tv Ad