Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeparlamentari Kadri Veseli ka vazhduar me deklaratat që po e thellojnë hendekun ndërmjet partnerëve të koalicionit për shkak të taksës ndaj Serbisë.Veseli në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ku është caktuar seanca për buxhetin, i pyetur rreth zhvillimeve të fundit në skenë politike, ka thënë se ai nuk është përfaqësues medial i askujt.
“Unë nuk jam përfaqësues medial i askujt, jam kryetar i PDK’së, jam lider i koalicionit, jam kryetar i Kuvendit. Mbaj qëndrim në lidhje me sovranitetin e shtetit ku interesi i shtetit dhe i Amerikës është një”, ka thënë kryeparlamentari pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
“Ku është Amerika është Kosova ku është Kosova është Amerika” ka thënë Veseli shkurt për media.