Kafja e gjelbër e mban diabetin nën kontroll

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pija gjithnjë e më e popullarizuar, kafja e gjelbër, mund t’ju ndihmojë të shkrini kilogramët e tepërt, por është e dobishme edhe për mbajtjen e diabetit nën kontroll. Shoqata amerikane e kimistëve ka publikuar rezultatet e hulumtimeve sipas të cilave kafja e gjelbër mund të ndihmojë personat me paradiabet për t’u dobësuar. Paradiabeti është gjendja e nivelit të rritur të glukozës në gjak, çka do të thotë që edhe nëse momentalisht nuk keni diabet ekziston rrezik i madh që ta keni në të ardhmen).  Kafja e gjelbër, po ashtu mund të reduktojë nivelin e sheqerit në gjak te personat që tashmë janë të sëmurë nga sëmundja e sheqerit. Efektin e dobishëm ia përshkruajnë përbërësit aktiv të acidit klorogjenik, i cili pengon glukozën-6-fosdatazë në qeliza, ndërsa kjo do të thotë që yndyrat përdoren për krijimin e energjisë, në vend se të ruhen në trup. “Tableta e thjeshtë, natyrale ose kapsula e cila do të ndihmonte të mbahet sheqeri në gjak nën kontroll dhe njëkohësisht të mundësonte dobësimin do të paraqiste progres shumë të madh në shërimin e diabetit të tipit 2”, pohon Joe Vinson, udhëheqësi i ekipit hulumtues. Ata kanë theksuar një problem lidhur me konsumimin e përhapur të kafes së gjelbër: temperatura e lartë gjatë pjekjes së kokrrës së kafes së gjelbër shkakton shpërbërjen e pjesës së madhe të acidit klorogjenik. Kjo do të thotë që për përftime të plota shëndetësore është e nevojshme të konsumohet ekstrakti i koncentruar i kafes së gjelbër të papjekur.

 

 

Zjarr Tv Ad