Kajro, shpërthimi në katedrale shkakton 22 viktima dhe 35 të plagosur

0
950
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kajro, shpërthimi në katedrale shkakton 22 viktima dhe 35 të plagosur

Një shpërthim pranë katedrales Koptike në Kajro ka lënë të vdekur të paktën 22 persona. Sipas medias shtetërore egjiptiane e cila citon zyrtarë të ministrisë së shëndetit, si pasojë e këtij shpërthimi edhe 35 persona kanë mbetur të plagosur. Media vendore raportoi se shpërthimi ndodhi pranë kishës “Shën Peter”, e cila ndodhet në të njëjtin kompleks me katedralen. Pamjet filmike të publikuara tregonin dëmin e jashtëm që kisha kishte pësuar, me dritare të thyera dhe tavanë të shembur. Shkaku i këtij shpërthimi është ende jo i qartë. Shpërthimi ndodhi rreth orës 10:00 me orën lokale. Sipas mediave, vetë shefi i sigurisë së Kairos, Khalid Abdel Aal, mbërriti për të hetuar vendngjarjen. Të krishterët koptikë në Egjipt përbëjnë rreth 10% të popullatës së vendit. Ndërkohë, katedralja ku ndodhi shpërthimi është zyra qendrore e kishës ortodokse egjiptiane dhe shtëpi e liderit të saj. Vetëm një ditë më parë, Kairo u trondit nga shpërthimi i një bombe që vrau 6 policë, në një rrugë kryesore që të çon në piramidat e Giza-s. Kjo ngjarje, ishte edhe sulmi më vdekjeprurës ndaj forcave të sigurisë së qytetit. Një grup militant i sapokrijuar, i quajtur Hasm, mori përgjegjësinë për sulmin.///

kajro1

sheshi_tahrir-kajro

Zjarr Tv Ad