Kakavijë: E ngadaltë, por rritet lëvizja e makinave në drejtim të shtetit grek

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rreth orës 15:00 lëvizja e makinave ka nisur në pikën doganore të Kakavijës. Qytetarët që ndodhen atje me orë të tëra tregojnë se lëvizja e makinave është e ngadaltë por të paktën ka nisur.

Ndërkohë policia përmes një njoftimi prë shtyp deklaroi se ka ndërhyrë tek pala greke për përshpejtimin e punës

“Për situatën e krijuar pas ndërhyrjeve të njëpasnjëshme të Drejtorit të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin tek homologët e policisë greke, këta të fundit kanë ndikuar në autoritetet shëndetësore greke dhe tashmë ka filluar të rritet lëvizja në drejtim të shtetit grek, pasi është shtuar personeli shëndetësor që kryen testet për COVID-19 “ informoi policia.

Zjarr Tv Ad