Nga Adriana Kalaja
Ndërkohë që grupi i bashistëve kërkojmë “bashkim me kushte”,
Ndërkohë që Gjykata e Tiranës më datë 18 mars 2022 ka pranuar TËRËSISHT kërkesën e bashistëve pêr ndryshimet statutore të Kuvendit të PD të 17 korrikut 2021 (shih dispozitivin foto nr.1),
Ndërkohë që gjyqtarja qëllimisht vonon zbardhjen e vendimit dhe
Ndërkohë që Gaz Bardhi kërcënon gjyqtarin e çështjes për ndryshimet statutore të Kuvendit të PDSH të datës 11 dhjetor 2021,
Bashistët ANKIMOJNË vendimin e fitores së çështjes tyre, e cila është pranuar nga gjykata tërësisht më datë 18 mars 2022 (shih foton nr.2, 3, 4, 5, 6, 7).
Më fal po a ka mundësi bashkimi kur bashistët vazhdojnë me çdo çmim dëmtimin e PDSH-së?
Për mua jo.
Manovrat Made In Kim vazhdojnë.
Ndaj, demokratë të mirë,
Mos harroni 9 shtatorin,
Mos harroni 8 janarin,
Mos harroni 6 marsin,
Mos harroni që zvarranikët dhe Sudet e Lulzimit bëjnë çdo përphekje për dëmtimin e PD-së dhe Opozitës.
Nëse duan t’i bashkohen PDSH-së, minimalisht të kërkijnë ndjesë dhe të mbyllin gojën se na qelbën.
Sa më shumë t’i shërbejnë Ramës dhe Kimit, aq më shumë tê turpëruar do mbeten në histori.
Ndërkohë, demokratët dhe publiku e dinë mirë kush është PDSH dhe Opozita.
Ups se harrova,
Ky Bardhi që kërcënon gjyqtarin, a e mori qenin?