Kalifornia numëron viktimat e zjarreve

0
36

Bëhet gjithnjë e më tragjik bilanci i viktimave nga zjarret në Kaliforni. Janë 76 personat që kanë humbur jetën dhe 1300 ata që janë shpallur të zhdukur. Presidenti amerikan Donald Trump, u shpreh se askush nuk mendonte se një gjë e tillë mund të ndodhte

Janë të paktën 76 viktimat dhe 1300 personat e shpallur të zhdukur, si pasojë e zjarrecve që prej ditësh kanë shkatërruar veriun e Kalifornisë. Por bilanci është ende i përkohshëm. Lajmi është konfirmuar nga sherifi I kontesë But, Kori Honea, i cili ka saktësuar dhe njëherë numrin e personave që kanë shpallur të zhdukur dhe që tashmë janë identifikuar. Zjarret që nga data 8 nëntor janë shkatërruar deri tani 600 kilometra katrorë dhe 10 mijë banesa. Zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë 55 për qind të zjarrit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, u shpreh shumë i trishtuar teksa shihte shkatërrimin nga zjarret duke thënë se askush nuk mendonte se një gjë e tillë mund të kishte ndodhur. Duke vizituar një prej komutitetve totalisht të shkatërruara nga zjarri, kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se përsa i përket viktimave në njerëz, ende askush nuk di gjë me siguri. Kjo pasi ka ende shumë persona që rezultojnë të zhdukur. Tramp në vizitën e tij shoqërohej nga guvernatori në largim i Kalifornisë Xherri Braun dhe ai i sapo zgjedhur Gevin Njusom, të dy demokratë.

Zjarr Tv Ad