Kalime të paligjshme drejt BE-së në Kapshticë, arrestohet polici me dy trafikantë

0
982
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia Kufitare e Korçës dhe SHÇBA arrestuan diten e sotme 3 persona, njëri prej të cilëve punonjës i policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Falsifikuesit”.

Sipas burimeve zyrtare, ata akuzohen për “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Falsifikim të dokumentave” dhe “Shpërdorim të detyrës”.

Arrestimi i tyre u krye në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, në bazë të urdhrit të Prokurorisë dhe vendimit të Gjykatës, bazuar në një punë hetimore në bashkëpunim mes organeve ligjzbatuese.

Shtetasit e arrestuar në flagrancë janë:

– Marsel Miço, 38 vjeç, banues në Korçë
– Ilia Çipi, 46 vjeç, banues në Korçë, mbi dyshimet për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve” dhe të “Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve”.

SHÇBA e Korçës ka vënë në pranga punonjësin e Policisë:

– Lefter Bardho, 47 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë kontrollor në PKK Kapshticë, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ndihmuar disa persona për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin, duke përdorur pasaporta shqiptare dhe serbe si dhe në bazë të ngjashmërisë fizike, në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 9 pasaporta biometrike shqiptare.
– 1 pasaportë biometrike serbe.
– 4 aparate telefoni celular.
– 2 automjete “Mercedes benz” me targa AA748OG dhe AA361NY.

Materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme dhe për zbulimin e lidhjeve të mundshme këtij grupi kriminal.

Zjarr Tv Ad