Kallëzohet në Prokurori nënkryetari i bashkisë Tiranë Mazniku dhe biznesmeni Shkëlqim Fusha

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës Arbër Mazniku dhe biznesmenin Shkëlqim Fusha, për shkak të pagimit të shpenzimeve të udhëtimeve për zyrtarin e Bashkisë.

“Është e ndaluar që një zyrtar të kërkojë ose të marrë në mënyrë të drejtpërdrejtë e të tërthortë, dhurata, favore, premtime ose trajtime preferenciale, të cilat i jepen për shkak të pozicionit të tij, nga një individ , person juridik apo privat”, thuhet në kallëzimin e AMT-së, shkruan fax web..

Kujtojmë se Shkëlqim Fusha pronar i kompanisë “Fusha SHPK” i ka paguar nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Maznikut një faturë në hotelin “Alma Barcelona” në Barcelonë të Spanjës.

Fatura është për 2 net dhe ka vlerën 1816 euro në total. Sipas saj Mazniku do të akomodohej në hotel në 19 qershor 2018 dhe do ta linte atë në 21 qershor. Nga një kërkim në internet rezulton se pikërisht në këto data Arbjan Mazniku ka qenë në Barcelonë ku ka tërhequr një çmim për Sheshin Skënderbej.

“Fusha Shpk” është përmendur shpesh nga opozita si një kompani e preferuar e bashkisë së Tiranës pasi ka marrë tendera miliona eurosh prej saj.

Vetëm për sheshin Skënderbej ajo ka marrë 22 milionë euro ndërsa është kompania të cilës i është premtuar ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar duke iu dhuruar hapësira e bashkisë pas tij ku do të ngrihen kulla shumëkatëshe biznesi.

Zjarr Tv Ad