Kallëzohet në SPAK ish-drejtori dhe gjashtë punonjës të Portit të Durrësit

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në SPAK ish-drejtorin Autoritetit Portual të Durrësit dhe gjashtë punonjës për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe shpërdorim detyre.

KLSH bën me dije se janë identifikuar një sërë shkeljesh gjatë auditimit të kryer lidhur me procedurën e prokurimit “Shërbim konsulence”, me objekt “Libri i tarifave” janë konstatuar një sërë shkeljesh dhe parregullsish të ndërmarra me veprime aktive nga ish Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Përgjegjësi i Prokurimeve, dy Përgjegjës Sektori, një jurist dhe dy specialistë.

“Veprimet e ish Titullarit të APD dhe punonjësve të tij janë kryer në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore që normojnë detyrën e tyre funksionale, si dhe rregullat e prokurimit publik, duke sjellë për pasojë keqpërdorim të fondeve publike.

Në lidhje me këto shkelje, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kallëzimin penal që i atribuohet shtatë funksionarëve të Autoritetit Portual Durrës për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar respektivisht nga neni 258 dhe 248 i Kodit Penal”, bën me dije KLSH.

Zjarr Tv Ad