Kaloi me kamion dhe shembi urën e Darzezës, Gjykata e Fierit jep masën për 52-vjeçarin

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Fierit ditën e sotme ka dhënë masën për Luftar Panahori, shoferi i kamionit që shembi urën e Darzezës dhe ra në lumë.

Gjykata ka vendosur “arrest shtëpie” për 52 vjeçarin. 52-vjeçari ka kaluar mbi urë jashtë tonazhit të parashikuar duke mos respektuar as tabelën sinjalistike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i rrugëve” shtetasin Luftar Panahori, 52 vjeç, banues në Roskovec, pasi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, duke drejtuar automjetin me një rimorkiator mbi të cilin kishte ngarkuar një skrep, ka kaluar në urën e rrugës automobilistike Fier-Darzezë jashtë tonazhit të parashikuar në tabelën sinjalistike, duke e shëmbur urën”, njofton Policia kur ndodhi ngjarja.

Zjarr Tv Ad