Kalon me sukses Vettingun një tjetër drejtor në Policinë e Shtetit

0
201
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tjetër drejtor në Policinë e Shtetit ka kaluar me sukses Vettingun. Bëhet fjalë për drejtorin e Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit, Eduard Merkaj.Vendimi për Merkajn është dhënë paraditen e sotme nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, i cili tha se gjatë procesit të verifikimit nuk është konstatuar asnjë problem sa i takon pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Eduart Merkaj vitet e fundit ka mbajtur edhe detyra të tjera të larta në hierarkinë e policisë, si Drejtor i Policisë Kriminale dhe i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA).

Ai mban postin e drejtorit në Departamentin e Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit prej janarit të vitit të kaluar me urdhër të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Kujtojm që më parë ka kaluar me sukses “filtrat” e Vettingut edhe drejtori i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Tonin Vocaj.

Zjarr Tv Ad