Kalon në rezervuarin e ngrirë thyhet akulli e bie, vdes 40 vjeçari

0
1079
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 40 vjeçar banues në fshatin Petovë në Fier ka gjetur vdekjen mesditën e sotme pasi ka rënë në rezervuar.

Viktima është identifikuar si Hajredin Xhelo, i cili ka tentuar të kalojë mbi rezervuarin e ngrirë, por akulli është thyer dhe ai ka përfunduar në ujë.

Për pasojë 40 vjeçari ka gjetur vdekjen pasi përfundoi i fundosur në ujin e rezervuarit duke mos i bërë dot ballë ujit të ftohtë.

Në vendin e ngjarjes janë nisur polumbarët për të bërë të mundur nxjerrjen e viktimës nga thellësia. Gjithashtu ka shkuar edhe grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.Deri tani numërohen pesë viktima nga moti i ftohtë. Gjatë ditës së djeshme në Korçë gjeti vdekjen Ilia Lifo, i cili jetonte i vetëm pas divorcit.

Mëngjesin e së hënës, u gjet i vdekur roja e një pallati në Lushnje. Kanë qenë familjarët ata që kanë gjetur trupin e pajetë të 51- vjeçarit Bashkim Çepa në vendin e tij të punës. Dyshohet se viktima kishte ngrirë prej të ftohtit, teksa qëndronte si roje, ndërsa mësohet se ai vuante edhe prej problemeve në zemër.

Ndërkohë ditën e diel në Sarandë, po prej të ftohtit ndërroi jetë Leonard Beqiri 54 vjeç, i cili u gjet në një banesë të braktisur. Mësohet se ai jetonte i vetëm si endacak dhe se nuk kishte familje, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të mëtejshme rreth kësaj ngjarje, për shkak se dyshohet që ai të ketë qenë i alkoolizuar. Policia konfirmoi se vdekja e tij ka ndodhur në orën 11:45 të së dielës, në spitalin e Sarandës. 53-vjeçari banues në lagjen nr.1 Sarandë, ishte dërguar në spital nga patrulla e policisë ditën e shtunë.

Ndërkohë gjatë së shtunës u shënua viktima e parë në Durrës, prej të ftohtit. I ndjeri, Arben Sulo, 38 vjeç, banues në Durrës, u gjet i pajetë gjatë së shtunës në lagjen Nr.17 të qytetit bregdetar. Nga këqyrja e kufomës mësohet nuk janë evidentuar shenja dhune. Pasi është identifikuar në listën e personave pa banesë, 38-vjeçari që njihej në zonë me emrin Beni, është kërkuar gjatë mbrëmjes së të shtunës nga specialistët e zonës dhe shërbimet e rendit për ta sistemuar në ambientet e Policisë, por nuk është mundur të gjendet i gjallë.

Zjarr Tv Ad