Së fundmi ajo ka publikuar një video teksa ndodhet në aeroport, ndërsa në sfond dëgjohet një zë që thotë: “Kam 99 probleme por po i injoroj të gjitha dhe po hip në avion”
Por vëmendje ka marrë edhe seksioni i komenteve, ku përveç komplimenteve nga fansat, vihet re një koment i mikeshës së moderatores.
“Vjen era tradhti”- thuhet në komentin e bërë në postimin e Borës, të cilit kjo e fundit i është përgjigjur duke shkruar:
“Tradhtove ti që nuk na u bashkove! Mos vër faje kot.”
Nga komentet duket se Bora është nisur në një udhëtim me mikeshat e saj, ndërsa komentuesja shfaq hapur ‘xhelozinë’.
Bora Zemani ka qenë në qendër të mediave rozë për shkak të historisë dashuri-ndarje-tradhti-ribashkim, me aktorin Donald Veshaj.
Pas përfundimit të BBV dyshja janë fotografuar më shumë se një herë krah njëri-tjetrit, megjithatë ata nuk kanë bërë ende asnjë deklaratë publike për ribashkimin e tyre.
Muaj më parë Bora dhe Donaldin u fotografuan jashtë shtetit, konkretisht në Itali, duke bërë pazar.
Me të dalë nga ‘Big Brother VIP’, Donaldi i dha fund menjëherë lidhjes me Beatrix Ramosajn duke mos folur asnjëherë publikisht lidhur me atë që ka ndodhur mes tyre. Ai i kërkoi publikisht falje Borës teksa shkroi edhe një dedikim për të duke shprehur ndjenjat e tij e duke kërkuar rikthimin.
Gjithçka u duk se u konfirmua në një event të përbashkët ku ata morën pjesë. Aty Bora dhe Donaldin qëndruan krah njëri-tjetrit duke lënë të nënkuptohet se kanë lënë gjithçka pas. Më pas ata u kapën mat jashtë Shqipërisë bashkë.
Megjithatë asnjëri prej tyre nuk ka folur hapur publikisht për thashethemet se janë ribashkuar. Vëmendje mori gjithashtu veshja e Donaldit gjatë puntatës së fundit të emisionit të tij “Më lër të flas.” Si zakonisht aktori i humorit ishte veshur sportiv, me pantallona dhe një bluze të zezë.
Është pikërisht ky detaj që nuk iu shpëtoi fansave. Bluzja e veshur nga Donaldi në puntatën e mbrëmshme, është parë edhe më herët e veshur pikërisht nga moderatorja. Vetë ajo kishte publikuar në Instastory një video teksa mbante veshur këtë bluze.