Belind Këlliçi. teksa takon qytetarët dhe u prezanton programin dhe 5 pikat që sjellin ndryshimin në Tiranë, denoncon po ashtu paligjshmërinë dhe korrupsionin në bashki. Në zonën e “Tregut Çam”, Këlliçi denoncoi ndërtimin e 7 kateve pa leje të kullës “Eyes of Tirana”. Sipas Belind Këlliçit, ky objekt është përballë zyrës së Erion Veliajt, por kryebashkiaku aktual i Tiranës ka lejuar paligjshmërinë.
“Shikoje këtë që nuk e kishte parë Erion Veliaj, 7 kate pa leje! Se nuk ka lënë ndërkohë, nuk ka lënë kotec pule në katund pa u vënë gjobë, nuk ka lënë avlli e çati pa prishur edhe këtë këtu nuk e ka parë. Shihe këtë, shihe ku e ka zyrën, e ka zyrën ballë për ballë, shihe pak, 100 metra distancë nuk e ka parë, e ka nga zyra. Nuk e pashë tha!”.
Po sikur të mos mjaftojë kjo, Erion Veliaj ka dhënë leje për ndërtimin e pjesës tjetër të kullës, në truallin ku aktualisht ndodhet “Qendra Rinore”. Kjo është Qendra Rinore aty, që është mbyllur. E vetmja qendër rinore në Tiranë, e mbylli zotëria, do ta shembi këtë këtu për ta bërë kullë… shihe si i ka lënë këto fitilat jashtë këtu. është një arsye pse janë lënë të gjitha jashtë këtu, sepse është ditur që kur është bërë projekti, është ditur që këto do shemben, kjo pjesa edhe do jepet për kullë tjetër betoni. Ndërkohë, ka ngritur 7 kate pa leje lartë, minimalisht duhet të merrte masa administrative bashkia e Tiranës, duhet t’i pezullonte licensën e të gjitha, gjobë e të gjitha. Çfarë ka ndodhur, kaluan tre muaj dhe tani do i japi dhe këtë truallin tjetër për të bërë kullë aty për të vazhduar kullë tjetër”, tha Këlliçi.