Kam disa pyetje për institucjonet e mëposhtme, nga Iva Çaushaj

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot filluam ditën e par pë universitetet, pas një viti të shkuar dëm nga infeksjoni i tmerrshëm, universiteteve dhe, unë kam vetëm një pyetje për institucionet e mëposhtme:

  • Znj. Ministre të Arsimit;
  • Znj. Ministre të Shëndetësisë;
  • Z. Kryeministër;
  • Komitetin Teknik të Ekspertëve;
  • Komisionin Parlamentar për Arsimin;
  • Avokatin e Popullit

– Turma e maratonomakëve, që merrni guximin të vizualizojn në foto, është e gjitha e vaksinuar dhe, nëse po, a u janë kontrolluar kartat e vaksinimit? Sipas udhëzimit tuaj, ditën e sotme, studentët nuk do mund të futen në auditore, nëse nuk janë të vaksinuar apo të pajisur me analizën përkatëse të PCR, analizën serologjike ose analizën e antigjeneve (tre ekzaminime, që sipas udhëzimit të ministrisë, duhen “të freskëta” çdo tri ditë).

Ju lutem, pikënisur nga turma në foto, të ndriçoni stafin pedagogjik, çfarë shpjegimi llogjik mund t’u japim studentëve, në funksion të zbatimit të udhëzimit tuaj, i cili i tejkalon caqet e absurdit dhe talljes kolektive?! Vërtetë, nuk ma rrok dot mendimi këtë përqasjen tuaj!

Përse kërkoni me doemos të krijoni këtë frymë dëshpërimi, revolte e telashi në atë pjesë të shoqërisë, e cila, në fakt, do duhej të ishte në fokus të vëmendjes suaj? Nuk ka më asnjë dilemë se në nivel njerëzor nuk dini të silleni, por, veprimet tuaja rrëfejnë se, as, të paktën, politikanë finokë nuk po dini të jeni! Ndoshta, sepse ju ka plasur cipa anë e kënd dhe, as dredhitë politike nuk iu lypsen me

Zjarr Tv Ad