Kam ngelur në mes të katër rrugëve

0
697
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zjarr Televizion

Unë që  po ju shkruaj jam një grua me dy fëmijë dhe me një burrë të paralizuar nga Tirana. Jeta nuk më ka buzëqeshur shumë në të gjitha drejtimet, por jam munduar me aq sa kam pas mundësi të jap më të mirën për familjen time dhe fëmijët e mi. Unë e di që nuk përballem vetëm unë më vështirësi ekonomike, por mijëra familje shqiptare hasen me këtë gjë sot në ditët që jetojmë. Në kohën e komunizmit fisi im dhe familja ime është përballur me fenomenin e përndjekjes politike. Ne ishim të persekutuar nga xhaxhai jonë që kishte tentuar të arratisej jashtë kufijve të Shqipërisë. Shpresonim gjithmonë për një të ardhme më të mirë të familjes sonë pas rrëzimit të këtij regjimi, por kapitalizmi është shumë i egër sa që të bënë kanibal dhe të pa mëshirshëm. Jeta sot të duket pak a shumë si “xhungël” ku i forti mund të dobëtin, ku peshku i madh ha të voglin. Në atë kohë mësoja shumë dhe isha një nxënëse shumë e mirë, por nuk më dha njeri bursë studimi se isha me njollë në biografi dhe as që bëhej fjalë për të vazhduar. Sapo kisha dal nga bankat e shkollës, fillova punë në Kombinat në turnin e tretë. Aty u njoha dhe më bashkëshortin tim ku pas gjashtë muajsh u martuam. Ishte njeri i mirë dhe i mirë kuptueshëm. Martesa jonë ishte normale dhe një martesë e shëndoshë. Në jetë sollëm dy fëmijë të shëndetshëm një vajzë dhe një djalë, ku nuk kishin shumë diferencë me njeri- tjetrin. Ishim siç do familje shqiptare që nuk i mungonte asnjë gjë në tryezën e tyre. Pas 90-ës ku u hapën rrugët edhe ne kishim menduar për të ikur jashtë shtetit së bashku me fëmijët, por kishte shumë dyndje të madhe. Kështu që menduam që të ikte në fillim bashkëshorti  më pas të ikja dhe unë me fëmijët. Nuk shikonim asnjë shpresë në vendin tonë. Këtu ishte bërë si mos më keq, dritën jeshile e shikonim vetëm jashtë Shqipërisë, më vinte keq të largohesha nga vendi im, por më vinte keq për të ardhmen e fëmijëve tanë, për një shkollim më të mirë. Por fati nuk donte që ne të rregulloheshim dhe të ishim të lumtur. Pas një viti që kishte shkuar im shoq pësoi një aksident të rëndë me makinë dhe shpëtoi për një fije, por fatkeqësisht ai mbeti i paralizuar. Gjithë paratë që kishte punuar andej i përdori për t’u kuruar, sepse nuk mori dëmshpërblim nga shteti italian sepse ishte pa dokumente. Pamundësia për të ecur e detyroi te ktheheji dëshpëruar në shtëpi me një dhimbje shumë të madhe, u dobësua dhe ra në depresion. Nuk e pranonte veten në atë gjendje që ishte, e kishte shumë të vështirë. Tentoi disa herë të vetëvritej. Thoshte “më mirë t’i jap fund që tani se sa të vuash ti, me fëmijët gjithë jetën”. Për mua ajo periudhë ka qenë shumë e vështirë dhe nuk e di se si ia kam dal mbanë. Jeta vazhdimisht më ka dhënë shuplaka, por unë gjithmonë jam lutur Zotit që të më jap forcë për të ecur përpara. Fëmijët u rritën shpejtë dhe m’u bënë të dy të mbarë.  Falënderoja Zotin për këta fëmijë të mrekullueshëmqë më kishte dhuruar, i vetmi gëzim në jetën tonë ishin ata të dy. I kisha si dritë e syve të dy. Mësonin të dy në shkollë dhe dolën medalje ari, por më vinte keq që nuk mund t’iu plotësoja dëshirën e tyre për të studiuar jashtë Shqipërisë. Nuk i kisha mundësitë financiare dhe kjo gjë më pikonte në shpirt,sepse e meritonin kishin një jetë që ishin dergjur mbi libra. Nuk doja që edhe ata të ishin fat keq si prindërit e tyre që nuk vazhduan dot shkollën e lartë. Vetëm unë punoja, por një rrogë nuk ishte e mjaftueshme për katër pjesëtar kështu që u detyrua dhe djali të futej në punë me vajzën, për të përballuar detyrimet familjare. Në momentin që filluan dhe ata punë, na dol pronarët e tokës dhe na erdhën përfaqësues nga zyra e përmbarimit dhe na njoftuan ku na lanë një afat për të lënë shtëpinë. Kjo gjë nuk mund të durohej, nuk mjaftonte gjatë kohës së komunizmit persekutim por edhe në kohën e demokracisë. Ne vazhdojnë të na drejtojnë  “këlyshë komunistësh” ku nuk të lënë të ngresh kokën, aq gjakpirës janë. Shkova bëra kërkesë më shkrim,gjithandej por ishte punë pa rezultat. Të gjithë ta mbyllin derën në fytyrë. Si mund të nxjerrësh një invalidë mes katër rrugësh? Si mund të mos japësh qoftë dhe një justifikim për këta qytetarë që kanë vite që kanë jetuar në ato shtëpi?Zonja nga Tirana

Zjarr Tv Ad