“Kam një vit pa e puthur vajzën”, Rudina Dembacaj reagon për herë të parë pas deklaratave të ish-bashkëshortit

0
165
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktorja e njohur Rudina Dembacaj ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e bëra nga ish-bashkëshorti i saj, Aleksandër Varfaj, i cili tha se ka një vit që nuk e ka puthur vajzën, Viktorian.

E pyetur në emisionin “E Diell”, në rubrikën “S’e luan as topi”, Rudina la të kuptohet se emri i saj po përdoret nga ish-bashkëshorti që ky i fundit të tërheqë vëmendjen e mediave.

“Zemra ime kur një person meriton të bëhet lajm nuk duhet të citohet emri i Rudina Dembacaj që lajmi të lexohet, nëse dikush është personazh publik dhe prodhon lajme le ti prodhojë”, i tha ajo gazetarit.

Më herët, Aleksandër Varfaj tha se nuk ka kontakt me vajzën e tj, Viktorian dhe se ka një vit që nuk e ka takuar.

“Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt. Më ka marrë malli,” shkruante ai krah një fotoje me të voglën.

Zjarr Tv Ad