“Kam vajzën sëmurë”/ Bleu vota për ‘BF’, lihet në burg Kapedani

0
248
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në burg Klodian Kapedanin, i arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Para togave të zeza, ai ka deklaruar se bisedat janë zhvilluar kryesisht me bashkëshorten e tij.

‘Bisedat për vota i kam bërë vetëm me gruan time’.

Më tej, Kapedani i kërkoi gjykatës masë më të butë sigurie se arresti në burg me argumentin se ka një vajzë të vogël 2-vjeçare të sëmurë, për të cilën tha se duhet të përkujdeset, kërkesë e cila nuk iu pranua.

Ai u arrestua ditën e premte (9 qershor) pasi Prokuroria e Posaçme e akuzon për blerje votash në Kavajë, teksa u zbulua nga përgjimet telefonike. Këto përgjime kryheshin për shkak të një hetimi për vepra të tjera penale që nuk lidhen me shit-blerje votash.

Zjarr Tv Ad