Kamerat e bizneseve dhe shtëpive private do regjistrohen në një sistem, Policia e Shtetit do ketë akses direkt

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kamerat e instaluara nga bizneset, individët e institucioneve publike në ambientet e tyre të jashtme do të regjistrohen në një sistem elektronik që do t’i japë mundësi Policisë së Shtetit të aksesojë në një kohë më të shpejtë informacionin në rast se raportohet për një ngjarje të ndodhur diku.

Një procedurë prokurimi e hapur nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë se Informacionit me objekt kontrate “Sistemi i hartës digjitale për hapësirat publike të mbuluara me kamera sigurie në rang vendi – për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit” ka në fokus ngritjen e këtij sistemi.

Sipas dokumenteve thuhet se aktualisht nuk ekziston një sistem informatik dhe informacion i kamerave të vëzhgimit në administrim të Policisë së Shtetit pra nuk ruhet dhe nuk administrohet në mënyrë elektronike.

“Aktualisht ekzistojnë shumë kamera në ambientet publike, të cilat në raste dhe situata të ndryshme nevojitet akses nga Policia. Aktualisht këto kamera (qofshin të policisë, institucioneve shtetërore, bizneseve të ndryshme apo individëve) vërehen në teren për një perimetër të caktuar, gjë që policia humbet shumë kohë për identifikimin dhe aksesimin e tyre.

Për të ulur kohën e reagimit të policisë është i nevojshëm realizimi i një sistemi ku të gjitha këto kamera të hidhen në një hartë dhe në këtë mënyrë të dihet ku të kërkohet në rastet e nevojshme” thuhet në dokument.

Objekti i këtij projekti është implementimi i sistemit informatik për administrimin digjital të regjistrit të kamerave te Republikës së Shqipërisë, i cili do të përfshijë:

Administrimin e hartës dixhitale për kamerat e sigurisë nga Policia e Shtetit.

Krijimin e një baze të dhënash me informacion të përgjithshëm për të gjitha kamerat e sigurisë të instaluara në ambientet publike;

Administrimin kësaj baze të dhënash nëpërmjet një aplikacioni web të aksesueshëm nga stafi i Policisë së Shtetit;

Hedhja dhe shfaqja në hartë e kamerave të sigurisë të instaluara si dhe fushëpamjes se tyre.Cdo subjekt mund të shtojë/heqë kamera sipas nevojave të biznesit.

Në fund të këtij projekti ndër të tjera kërkohet të arrihet së pari implementimi i sistemit elektronik për identifikimin e vendndodhjes së kamerave të sigurisë dhe perimetrit të tyre të mbulimit; Implementimi i sherbimit te raportimit te pozicionit gjeografik te kamerave te sigurise dhe parametrave te tyre ne portalin e-Albania; Krijimin e një baze të dhënash në të cilën do të ruhen pozicionet gjeografike të kamerave të sigurisë si dhe parametrat e tyre.

Zjarr Tv Ad