Kamëz/ Tentohet të grabitet një bankomat

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një bankomat në Kamëz është tentuar të grabitet ditën e sotme.  Policia mbërriti menjëherë në momentin që ra sinjali .

Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin Blu. Persona ende të paidentifikuar kanë përdorur levë për ta thyer bankomatin, por nuk ia kanë arritur dot.

Megjithatë, arrestimi i tyre nuk është bërë i mundur. Një hetim ka nisur duke verifikuar pamjet e kamerave të sigurisë dhe provat e gjetura në vendin e ngjarjes.

Zjarr Tv Ad