Në mes të ditës duken betoniere e mjete te tonazhit të rëndë qe kalojnë në rrugët e kryeqytetit sjellin një ngarkesë të madhe të trafikut .
Vidioja është filmuar sot nga pronari i Zjarr TV ,Ismet Drishti ku edhe “falenderon lali Erin për kotributin që jep në krijimin e këtij makthi për qytetarët,trafikun”
I pyetur para pak ditësh në lidhje me këtë eksperti i sigurisë rrugore, Artur Sulçe, thotë se trafiku në Tiranë shkaktohet edhe nga mungesa e një studimi konkret dhe për këtë akuzon bashkinë e Tiranës.
“Tirana ka nevojë për një studim, jo studim për të marrë lekë siç i bëjnë disa drejtorë që janë të lidhur me kryetarin e bashkisë, por një studim real në funksion të matjes së trafikut, në funksion të 160 km që ka Tirana rrugë dhe duke u bazuar te sistemi radial i saj unazor të bëhet një llogaritje e saktë dhe të rinovohen ose të rikonstruktohet infrastruktura rrugore dhe të jene zgjidhjet reale. Në qytetin e Tiranës, në bashkinë e Tiranës nuk merret askush me rregullimin dhe menaxhimin e trafikut.”