Kampionati kombëtar i boksit, vlonjatët synojnë titullin kampion

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

13 boksierë, ku 6 prej tyre kanë mbërritur nga Gjermania e Belgjika do të garojnë nën emrin e një ekipi të madh siç është Flamurtari. Të emocionuar për këtë event, ata kërkojnë titullin kampion.

“Ndjehem shumë mirë këtu. Kemi lindur në këtë palestër. Jemi detyrues ndaj publikut. Kemi bërë shumë stërvitje, themi se do të arrijmë objektivat”- shprehen boksierët.

Trajneri Gëzim Zeneli është optimist për rrëmbimin e trofeut të titullit kampion.

“Stërvitjen e kemi zhvilluar me dy tre seanca në ditë, e kemi vlerësuar si kampionat shumë të rëndësishëm. Pjesëmarrës do të jenë boksierët më të mirë. Duhet me se s’bën që këtë kampionat ta marrim”- tha ai.

Kampionati kombëtar i boksit do të zhvillohet në pallatin e sportit ‘Flamurtari’ të Vlorës dhe do të zgjasë nga data 6 deri më 9 nëntor.

Zjarr Tv Ad