Kampioni i tenisit tërhiqet nga sporti pas Laver Cup në shtator

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Roger Federer, 20 herë kampion në Grand Slam, do të tërhiqet nga tenisi pas Laver Cup në Londër këtë muaj.

Zvicerani 41 vjeçari nuk ka luajtur që nga Wimbledon 2021, kur bëri një operacion të tretë në gju.

“Mesazhi i trupit tim ka qenë i qartë”, tha Federer. “Kam luajtur më shumë se 1500 ndeshje përgjatë 24 viteve. Tani duhet të kuptoj se kur është koha për t’i dhënë fund karrierës sime.”

Rafael Nadal i Spanjës, me 22 kampionate, dhe Novak Djokovic i Serbisë, me 21, kanë më shumë tituj në Grand Slam për meshkuj sesa Federer.

Ai bëri debutimin e tij profesional në moshën 16-vjeçare në 1998 dhe fitoi titullin e tij të parë Grand Slam në Wimbledon në 2003.

Federer mbylli karrierën e tij me një total rekord prej tetë fitoresh në All England Club. Triumfi i fundit i sportistit në Grand Slam erdhi në Australian Open 2018 kur, në moshën 36-vjeçare, ai u bë njeriu i dytë më i vjetër që fitoi një titull të madh në epokën e Open.

Pasi u ngjit në numrin një të botës për herë të parë në 2004, ai kaloi 310 javë si lojtari kryesor në ATP Tour gjatë karrierës së tij, një rekord që e mbajti derisa vendin ia zuri Gjokoviç në shkurt 2021.

Zjarr Tv Ad