“Kanabisi histori e së shkuarës”, Lleshaj: Reportazhi i Rai 3, një mishmash që ilustron’fake news’

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy ditë pas publikimit të dokumentarit të RAI 3 mbi kanabizimin e 1/3 së vendit, si dhe fuqizimin e klaneve shqiptare në trafikimin ndërkombëtar të drogërave të forta, ka ardhur dhe reagimi i Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Përmes faqes së tij në facebook, Lleshaj shkruan se disa histori nga e shkuara si Lazarati, kjo “markë” autentike e PD, apo edhe episode të tjera të shkuara (përzier në njē sallatë televizive sensacionale, pa asnjë vlerë dokumentare, po me synimin e vetëm audiencën e interesuar për shoë) kanë frymëzuar opozitën e plandosur jashtë-parlamentare.

Lleshaj thotë se opozita ka rimarrë vrullin e një shiu vere, për të akuzuar Policinë e Shtetit dhe Qeverinë për njollat që ata vetë i kanë vënë vendit kur ishin ne pushtet.

Por e vërteta sipas tij është krejt ndryshe nga çka paraqet mishmashi televiziv i përgatitur nga njerëz që janë larg së qeni në nivelin e respektit tonë për kanalin publik italian.

Lleshaj: Falë edhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët italianë, lufta kundër kanabisit si fenomen, është një luftë e fituar e shtetit shqiptar!Rezultatet në këtë fushë, të konfirmuara nga monitorimi i specializuar i partnerëve italianë, janë kokëforta dhe të mirënjohura.Kultivimi apo sasitë e kanabisit me origjinë nga Shqipëria, të kapura nga vendet fqinje, kanë rënë në minimumet historike.

Monitorimi nga ajri vijon intensivisht, duke provuar ecurinë e shkëlqyer të përpjekjes sonë.Ndërkohë, goditja në tokē dhe në det nga Policia e Shtetit dhe agjencitë ligjzbatuese, është konstante dhe shkurajuese për krimin.Rrjetet dhe organizatat kriminale që kanë vepruar në këtë fushë janë goditur rëndë në të gjitha aspektet, përfshirë edhe atë financiar.

Lleshaj deklaron se fenomeni ‘Kanabis’ është tanimë një histori e tē shkuarës dhe lufta kundër tij një “bast” i fituar i kësaj mazhorance. Të gjitha shifrat provojnë këtë fakt, sipas tij.

Fatmirësisht,vijon Ministri në reagimin e tij,  autoritetet italiane e njohin shumë mirë dhe nga shumë afër, të vërtetën e luftës kundër kanabisit dhe bashkëpunimin e shkëlqyer policor mes dy vendeve.

Lleshaj: Ato kanë folur në të gjitha nivelet për këtë dhe unë besoj se do te shprehen edhe pas këtij reportazhi të Rai 3– një mishmash i denjë për të ilustruar epideminë e ‘fake news’.

Zjarr Tv Ad