Kanabisi, pronarja e magazinës në Skrapar, gruaja e ish-kryebashkiakut

0
2044
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Magazina në Skrapar ku sipas prokurorisë së Krimeve të Rënda u zbuluan, 2 mijë rrënjë kanabis dhe një laborator droge, administrohej nga ish-kryebashkiaku i Çorovodës Lefter Lame, i cili ka ndëruar jetë në vitin 2010. Edlira Lame, e arrestuar tre ditë më parë dhe e lënë tashmë në burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, është bashkëshortja e ish-kryebashkiakut të Çorovodës.

Pas vdekjes së burrit, magazina ku përpunoheshin bimë medicinale është marrë në administrim nga Edlira Lame, e cila kishte futur në magazinë prodhimin e rakisë së Skraparit dhe paketimin e çantave të letrës. Gjatë operacionit policor fakti se magazina ka qënë dikur në administrim të ish-kryebashkiakut të LSI në Çorovodë dhe të një shtetasi italian, është fshehur nga organet hetimore.

Pavarësisht kësaj prokuroria thotë se ka sekuestruar dhe një sasi të konsiderueshme droge në ambjentet e kësaj magazine, por pa përcaktuar sasinë ekzakte të mallit të sekuestruar. Nga ana tjetër avokatët mbrojtës të Edlira Lames thanë se në ambjentet që administrohen nga Lame, nuk është gjetur asnjë sasi droge, por vetëm Raki, Verë dhe çanta kartoni. Para gjykatës, avokatët thanë se nuk janë sekuestruar 2 mijë rënjë kanabis në magazinë.
ekstrati gjendjes civile

“Ambientin e kishim braktisur”
Edlira Lame mohoi në Gjykatën e Krimeve të Rënda të kishte dijeni për sasinë e madhe të drogës së zbuluar. Gruaja e cila akuzohet për trafik droge të mbetur në tentativë, përmes avokatit të saj, i tha Gjykatës se ajo nuk kishte në administrim magazinën ku u gjet droga, por një tjetër ambient pranë saj, ku prodhoheshin verë, raki, si dhe çanta kartoni ambalazhi.

Për të provuar alibinë, ajo paraqiti në Gjykatë një mandat pagese me vlerë 20 mijë dollarë nga një kompani amerikane, të cilën e kishte furnizuar me raki. Duke iu referuar magazinës ku u zbulua droga, Edlira Lame tha se atë e ka pasur në administrim një shtetas i huaj dhe bashkëshorti i saj, i cili ka ndërruar jetë pesë vite më parë. Gruaja ka shpjeguar se asokohe në magazinë kishin ngritur një biznes bimësh medicinale, por pas vdekjes së bashkëshortit, ishin tërhequr dhe ambienti ishte i braktisur.

Biznesmenia e falimentuar
Edlira Lame, tregtarja 42-vjeçare e arrestuar në këtë operacion dyshohet nga prokuroria se ka vënë në shërbim të trafikantëve, ambjentet e magazinave të saj, për të kryer kultivimin e drogës dhe më pas tharjen e saj. Lame rezulton se ka hapur kompaninë “2 E Çorovoda” dhe një dyqan në Fier, për tregtimin me pakicë të konfeksioneve. Kompania “2 E Corovoda” kishte në objekt të sajin përgatitja e çantave të kartonit dhe ambalazheve të ndryshme, prodhim, ambalazhim të ujit të pijshëm.

Të dyja këto biznese kanë qënë të pezulluara dhe se nuk kryenin asnjë aktivitet tregtar. Ndërkohë sipas prokurorisë kohët e fundit në këto magazina ku ushtronte aktivitet tregtarja Edlira Lame, kryhej dhe përpunimi i rakisë. Gjatë marjes në pyetje Lame mësohet të ketë pohuar se nuk kishte dijeni për kultivimin e drogës, pasi nuk frekuentonte ambjentet ku është gjetur droga. Mirëpo pavarësisht kësaj, prokuroria pretendon se Lame ka pasur dijeni për drogën dhe laboratorin dhe nisur nga kjo situatë ka urdhëruar arrestimin e saj, së bashku me disa persona të tjerë. Ndërkohë që tre shtetas janë ndjekur në gjëndje të lirë.

Operacioni në vijim të kapjes 1.2 tonëve
Prej 24 orësh policia ka bllokuar magaziën duke mos lejuar asnjë person të hyjë në të. Ndërkohë në terren po kryhen hetime mes oficerëve të krimeve të rënda dhe Policisë së Shtetit. Burimet thanë se ky operacion është në vijimësi të zbulimit të një magazine, me plot 1.2 ton canabis sativa të paketuar në thasë e gatshme për tregtim. Kjo sasi droge dyshohet se i përket këtij grupi kriminal, ndërkohë policia dhe prokuroria ende nuk japin të dhëna se kush nga personat është drejtuesi i këtij grupi kriminal citon shqiptarja.

Zjarr Tv Ad