Kancelari gjerman në konferencë me Albin Kurtin: Do të mbështesim rigjallërimin e procesit të Berlinit, çështja e integrimit europian…

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kancelari gjerman Olaf Scholz foli në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti pas një takimi dy palësh në Berlin.

Olaf Scholz deklaroi se Gjermania do të mbështesë rigjallërimin e procesit të Berlinit duke vlerësuar rolin e saj në marrëdhëniet mes vendeve të Ballkanit.

Ai u shpreh se integrimi europian është një perspektivë realiste ku duhet investuar më shumë energji.

“Kjo do të funksionojë vetëm përmes marrëveshjeve konkreteve që do të arrijnë të dyja vendet, Këtu bën pjesë ajo që ka bërë Gjermania prej kohësh që është njohja e Kosovës.

Ne me gjithë dëshirë japim mbështetjen tonë në këtë drejtim. Ne nuk gjykojmë kush ka të drejtë por ofrojmë mundësinë që liderat të ushtrojnë lidershipin.

Vullneti është shumë i madh për të bërë ndryshime.  E para është rigjallërimi i procesit të Berlinit. Ne dëshirojmë ta nxisim. Dhe e dyta është çështja e integrimit europian. Kjo është një perspektivë realiste. Ia vlen të merren vendime dhe ia vlen të biem dakord për këtë gjë”, deklaroi ai.

Zjarr Tv Ad