Kancelari gjerman Scholz hedh poshtë pretendimet turke kundër Greqisë

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kancelari gjerman Olaf Scholz hodhi poshtë të enjten pretendimet e Turqisë mbi sovranitetin e ishujve grekë, pjesë kjo e një breshërie sulmesh verbale nga Ankaraja, të cilat kryeministri grek i quajti “helm” dhe “gënjeshtra”.

Një partner i NATO-s “nuk duhet” të vërë në dyshim sovranitetin e një anëtari tjetër,” tha kancelari gjerman, Scholz, në një konferencë për media së bashku me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

“Të gjitha çështjet e tilla duhet të zgjidhen në bazë të ligjit ndërkombëtar”, tha kreu i shtetit gjerman, i cili është në vizitën e tij të parë në Greqi si kancelar.

“Është vërtetë një turp që (Presidenti turk Rexhep Tajip) Erdogan nuk mund ta shohë se po shkon drejt një ngërçi, kur helmon popullin e tij me gënjeshtra kundër Greqisë”, shtoi kryeministri grek, Mitsotakis.

Greqia dhe Turqia, të cilat janë të dyja anëtare të aleancës së NATO-s të, janë grindur për vite me radhë mbi kufijtë detarë dhe të drejtat e eksplorimit të fushën e energjisë në detin Egje dhe në detin lindor të Mesdheut.

Në një intervistë me të përjavshmen franceze Le Point, botuar gjithashtu të enjten, kryeministri grek Mitsotakis tha se gjuha e përdorur në “retorikën e përshkallëzuar” nga Erdogan dhe zyrtarët e tij të lartë në muajt e fundit ishte “e paprecedentë”.

Ndërsa pranoi se agresiviteti i Erdoganit mund të lidhet me një fushatë të ashpër rizgjedhjeje vitin e ardhshëm, Mitsotakis vuri në dukje se Athina “nuk mund të injorojë se këto deklarata konfirmojnë një qëndrim agresiv dhe ekspansionist ndaj Greqisë”.

“Presidenti Erdogan… tani thotë se mund të pushtojë vendin tim gjatë natës,” tha kryeministri grek.

Erdogan ka akuzuar kohët e fundit Greqinë për “pushtimin” e ishujve të Egjeut, statusi i të cilëve u zgjidh në traktatet e miratuara pas Luftës së Parë Botërore.

Në përgjigje, Athina akuzon Turqinë për kryerjen e qindra fluturimeve të paligjshme ushtarake mbi ishujt.

“Fqinjët tanë dhe të gjithë partnerët tanë e dinë se ishujt grekë nuk kërcënojnë askënd,” tha Mitsotakis.

“Të gjithë e dinë se marrëveshjet ndërkombëtare nuk ndryshojnë përmes interpretimeve arbitrare. As historia nuk ndryshon përmes deluzioneve, apo gjeografia përmes hartave të falsifikuara.”

Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara thanë se sovraniteti grek nuk ishte i diskutueshëm, pasi Turqia protestoi kundër vendosjes së automjeteve të blinduara greke në ishujt Lesbos dhe Samos./ Marrë nga REL

Zjarr Tv Ad