Kancelarja Merkel feston ditëlindjen në samitin e BE-së

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot kancelarja gjermane feston 66 vjetorin dhe  përsëri feston ditëlindjen  në samitin e  BE që po mbahet në Bruksel. Udhëheqësja e vendit më të fuqishëm të BE-së u shfaq pesimiste kur mbërriti në takim me liderët e tjerë të BE-së, duke dyshuar nëse ata do të ishin në gjendje të kapërcejnë dallimet e tyre të thella për të aprovuar një plan shumë miliardë dollarësh për të rimëkëmbja e ekonomive evropiane nga kriza Covid-19. “Unë pres negociata shumë, shumë të vështira,” deklaroi kancelarja.Presidenti francez Emmanuel Macron i dhuroi kancelares një shishe verë të bardhë Burgundy.Merkel ka marrë dhurata nga udhëheqësit e tjerë të BE-së, por është ende e pasigurt nëse ata përfundimisht do t’i dhurojnë kënaqësinë që do të merrte nëse do arrihet një marrëveshje për buxhetin e ardhshëm të BE prej 1 trilion  dhe krijimi i një fondi të ri të rimëkëmbjes me burime prej 750 miliardë eurosh.

Zjarr Tv Ad