Kandidat i përbashkët, Shehi: Me sondazh, formula më e mirë! Ka një frymë optimiste për të dalë me një propozim, por duhet…

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

MARIGLEN KUME/ Primaret e paralajmëruara nga Partia Demokratike për të zgjedhur kandidatin për zgjedhjet lokale nuk janë të mjaftueshme sipas kryetarit të LZHK-së, Dashamir Shehi.

Sipas tij, pas procesit të primareve të PD-së e gjithë opozita duhet të bëj sondazhe për dy ose më shumë emra në mënyrë që kandidati që merr më shumë mbështetje të përfaqësojë të gjithë polin e opozitës.

Pas diskutimit me kryedemokratin Sali Berisha, Dashamir Shehi shprehet për gazetën “Panorama” se një kusht i rëndësishëm për të çuar para idenë e daljes me një kandidat është edhe bashkimi i vet PD-së, e cila është në dy grupe.

“Ne puqemi në shumicën e gjërave, por duhen sqaruar disa gjëra. E para, që PD-ja në vetvete duhet të jetë e bashkuar. Pra, të jenë të dyja të brenda. Nëse dalin më vete ne nuk i bashkohemi një krahu të caktuar. Ose këtij, ose atij. E dyta, që të biem dakord edhe për modalitetet si do zgjidhet kandidati i përbashkët. Ne jemi që të zgjidhet përmes një procesi seleksionimi nëpërmjet një sondazhi shkencor. Primaret le t’i bëj PD-ja për njerëzit e vet. Por, ne nuk bëjmë të gjithë primare. Kjo do na shkaktonte një lëmsh të madh. Kjo ide i relativizon partitë dhe ia delegon qytetarëve këtë punë. Kjo do ul edhe tensionet. Por, tregon se kush është personazhi që është më afër fitores. Fatmirësisht kemi një klimë të mirë që mund të na çojë një rezultat final që të kemi një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale. Berisha i pranoi këto por la kohë që ti diskutojë edhe me të vetët. Çdo grup ka shansin për të treguar sa këshilltar do marrim. Por ne te kandidati për kryetar do duhet të jemi 1″, tha Shehi.

PEZULLIMI I PËRPLASJEVE

Po ashtu, Shehi u shpreh se përmes formulës së sondazheve do mundet të sillen figura të reja dhe që do të kenë më shumë mundësi për të fituar. Njëkohësisht kjo formulë sipas tij do të bënte të mundur edhe pezullimin e përplasjeve të brendshme të opozitës.

“Me këtë formulë s’ka zona të lira për asnjërin. Me sondazhet kush merr më shumë vota nga populli në emër të opozitës. I merr ai të drejtat dhe detyrimet dhe ne i shkojmë mbrapa të gjithë. Personazhit të ri lokal. Dhe i abstragojmë problemet e brendshme deri sa të kalojmë zgjedhjet.

Në këtë mënyrë edhe sheshojmë problemet e opozitës. Por, në një farë mënyre do prodhojë edhe një grup njerëzish të rinj që do dalin dhe do bëhen personazhet e politikës së re pa kusure në kurriz. Kush do ta prish këtë formulë, kam përshtypjen se nuk do fitore por do fitore të vogla brenda vetes. Berisha me primare mund të zgjedh kandidatin më të mirë brenda partisë demokratike. Nuk kemi problem ne me këtë. Por ne na duhet një formulë tjetër veç primareve. Por, ne do të nxjerrim më të mirin e opozitës me formulën që propozojmë ne me sondazhe.

Primaret janë shumë të mira, por nuk janë të mjaftueshme. Megjithatë, jemi të gatshëm që të bisedojmë me të gjitha partitë por edhe me njerëzit që nuk janë në politikë por që duhet të afrohem dhe të na bashkojë lufta kundër kësaj qeverie të korruptuar. Duhet të na bashkojë edhe kandidati unik i vetëm. Ne s’duhet të merremi me punët e tjera se kush është i pari kush është i dyti. Këto do i jepnin mundësi Ramës për të vijuar akoma”, vijoi Shehi.

Zjarr Tv Ad