Kandidat për stolin e Kombëtares shqiptare, Kambiaso: Tek Interi u motivova nga ambienti dëshpërues

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Esteban Kambiaso, kandidati për stolin e Kombëtares shqiptare, ka kaluar 10 vite të karrierës së tij në Milano duke qenë edhe një nga heronjtë e tripletës së vitit 2010. Por i mbërritur në 2004-ën, argjentinasi ka rrëfyer se gjërat nuk kanë qenë aq të thjeshta për të dhe për Interin, të paktën në fillim.

“Kur mbërrita unë, mbërrita si në majë të gishtave, pasi ambienti që gjeta ishte pak i dëshpëruar për mungesë të rezultateve.

Aty kuptova menjëherë që mund të isha i dobishëm dhe ai ambient më motivoi për të bërë gjëra të bukura”, u shpreh ish-mesfushori zikaltër duke u ndalur më pas te 2010-ta.

“Unë kisha kryer një operacion në menisk në fillim të sezonit dhe m’u desh të punoja shumë. Pastaj në fund të sezonit, për një javë fituam si kampionatin, Champions-in dhe Kupën e Italisë.

Ishim shumë të fortë, të pagabueshëm në çdo aspekt dhe shpresoj shumë që edhe Interi aktual të ndjekë ato gjurmë. Zikaltrit duhet të jenë gjithmonë në Olimp me rezultate të shkëlqyera”, përfundoi Kambiaso./ PANORAMASPORT.AL

Zjarr Tv Ad