“Kandidatët e primareve, janë 10 mijë herë më të mirë se ata të Lulit”, Goxhaj: Këta të dytët janë aty thjesht se marrin para

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një një lidhje “skype” me studion e Fax News, avokati Altin Goxhaj ka deklaruar se kandidatët e dalë nga “primaret” që u organizuan nga Komisioni i Rithemelimit, ishin shumë herë më të mirë sesa ata të shpallur nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Avokati e argumentoi këtë me faktin se kandidatët e primareve ishin zgjedhur nga baza në një proces të rregullt votimi, ndërsa hodhi idenë se kandidatët e shpallur nga Basha, ishin paguar për të kandiduar.

Ndërsa më tej, theksoi se rëndësia e fitores së disa bashkive, qëndronte në idenë që të kishte një rezistencë ndaj pushtetit qeveritar duke mos i lënë në dorë të gjitha bashkitë.

“Fakti që Fatmir Mediu nuk u bë pjesë e këtij koalicioni tregon se nuk është punuar sic duhet me ata aleatë. Në këtë rast kishte rëndësi kush i bashkonte të gjitha palët. Unë mendoj se kandidatët janë shumë të mirë si ai i rastit të Durrësit për shembull. Janë 10 mijë herë më të mirë se kandidatët e Lulit të cilët janë aty thjesht se marrin para dhe nuk e ha më njeri jo na vodhën votat e gjëra të tilla nga ana e tyre. Sepse Luli vetë i vjedh votat së bashku me Ramën.

Unë e kam thënë që LSI duhet të marrë se s’bën pjesë, por kandidatët duhet të ishin pa lista partish, pra të ishin të pavarur. Gjithsesi koha është e mjaftueshme që në këtë fushatë elektorale, opozita të bëjë një performancë të mirë. Mendoj se kandidatët nuk duhet të përqendrohen shumë tek fakti që do i zgjidhin gjithë hallet qytetarëve, por të përqendrohen tek fakti se mund të përballojn sistemin, të përballojnë presionin qeveritar”– u shpreh Goxhaj ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad