Kandidatët për kryeprokuror, sot afati i fundit për verifikimin e plotësimit të kushteve

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot përfundoi afati ligjor për verifikimin e plotësimit të kushteve nga kandidatet për Prokuror të Përgjithshëm.

Këshillimi i Lartë i Prokurorisë thirri të hënën një mbledhje plenare në sallën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë në orën 13:00.

Por u shty për shkak se në orën 14:00 do mbahet mbledhja e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.

“Mbledhja e KLP e programuar për t’u zhvilluar sot në orën 13:00, shtyhet deri në një njoftim të dytë. Kjo për të mos krijuar përplasje oraresh pasi në orën 14:00 mbahet mbledhja KLGJ. Zakonisht mbledhjet zgjasin zakonisht me shumë se një ore,”-njofton instituticioni.

Rrëzimi i një prej kandidaturave – KLP pritet të rrëzojë këtë javë kandidaturën që nuk plotëson kriteret.

Pas paraqitjes së katër kandidaturave për Prokuror të Përgjithshëm, Këshilli i Lartë i Prokurorisë nisi procedurat për përcaktimin e kritereve për secilin kandidat dhe se cili nga ata ka më shumë përparësi.

KLP do të rendisë tre kandidatura dhe pritet që të rrëzohet një prej aplikuesve.

Deri tani konsiderohen si kandidatura të forta prokurorët Olsi Çela dhe Fatjona Memçaj, kjo e fundit për shkak të aftësive profesionale por edhe avokati Lulzim Alushaj.

Ndërsa drejtuesja aktuale e prokurorisëArta Marku ka pak gjasa të rënditet  në fillim të listës, mëgjithëse përflitet se ka mbështetjen e disa prej anëtarëve të KLP-së.

Pas hapjes së garës nga KLP për këtë post që ka një mandat 7-vjeçar kandiduan tre prokurorë dhe një avokat, të cilët brenda një afati 45 ditor, tre prej tyre do t’i kalojnë parlamentit në bazë të një renditjeje.

Përzgjedhja kryeprokurorit – Kryeprokurori zgjidhet me 3/5 me një mandat 7 vjeçar, pa të drejtë riemërimi.

Nëse Kuvendi nuk e zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve, atëherë detyrën e merr kandidati i renditur i pari në listë.

Zjarr Tv Ad