Kandidatët për Kushtetuesen, KED zgjedh sot emrat që do i çohen Presidentit

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këshilli i Emerimeve në Drejtësi do të nisë sot procedurat për renditjen e kandidatëve për anëtarë pranë Gjykatës Kushtetuese me listat përkatëse, të cilët do ti dërgohen më pas Kuvendit dhe Presidencës.

Pas dorëzimit të listës, Kuvendi dhe Presidenca kanë një afat  një mujor për të emëruar 6 gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Në mbledhjen e sotme, KED do të nisë me procedurat e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për vendet vakante.

Po ashtu gjatë mbledhjes së sotme KED do të përcaktojë kalendarin e intervistave për të gjithë kandidatët të cilët janë lejuar që të marrin pjesë në garë.

Sipas njoftimit të KED,” në rend të ditës  shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendet vakante të shpallura nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese. Përcaktimi i kalendarit të intervistave me kandidatët e lejuar për kandidim në vendet vakante të shpallura nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese dhe për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi”.

Zjarr Tv Ad