Kandidati i Bashkë Fitojmë kap “mat” 3 punonjës të inspektoriatit duke shpërndarë lek për vota

0
468
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Dibër, Ismail Uka ka denoncuar një rast të shit-blerjes së votës nga ana e mazhorancës në qytetin ku ai kandidon.

Një inspektor i IKMT, së bashku me dy punonjës të tjerë janë kapur në Dibër, qark i cili drejtohet nga Belinda Balluku, duke shpërndarë para vetëm dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Mësohet se Elton Leshi i cili punon si inspektor pranë IKMT dhe dy punonjësit janë bllokuar brenda një pallati nga banorë të zonës, ndërsa më pas janë shoqëruar nga efektivët e policisë.

Zjarr Tv Ad