‘Kandidati i Dibrës, molla e sherrit’, Basha braktiset përfundimisht dhe nga Xhelal Mziu

0
474
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duket se ‘hallet’ për kryetarin e PD-së Lulzim Basha nuk kanë të sosur, pasi në Dibër ka ‘plasur’ sherri. Sipas burimeve për media, deputeti dhe drejtuesi i qarkut Dibër, Xhelal Mziu është përfshirë në një konflikt verbal me kandidatin Luan Haka.

Haka e akuzon Mziun se po ndihmon kandidin e koalicionit të “Shtëpisë së LIrisë”, Premtim Kryemadhi. Nga ky debat Mziu nuk është përmbajtur dhe e ka dhunuar verbalisht kandidatin Haka.

Kujtojme që krisja midis Xhelal Mziut dhe Lulzim Bashës ka nisur më herët, kur Basha nuk e pyeti fare ish-kryebashkiuakun e Kamzës, për kandidatin që duhet të vendoste në Dibër për të garuar për zgjedhjet e pjesshme të të 6 Marsit.

Për emrin e Luan Hakës, Basha është konsultuar vetëm me Kreshnik Çollakun. Ky veprim ka lënë të pakënaqur Xhelal Mziun, i cili mësohet se ka shkëputur çdo mardhënie me Bashën.

Një tjetër detaj që ka rënë në sy dhe që argumenton fortë largimin e Xhelal Mziut nga Basha, ka qënë takimi përmbyllës i fushatës në Dibër, ku Xhelali nuk duket në krah të Bashës dhe kandidatit Luan Haka.

Zjarr Tv Ad