Kandidati i Lulit ‘kap arushen’/ Luan Hoti, një meme e gatshme qe i duhet Dakos

0
231
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në foton e siguruar nga SYRI, duket Hoti në plazhin Durrësit që po shijon shfaqjen që po jep një artist nga komuniteti rom me një ari të stërvitur.

Natyrisht, i riu Hoti aso kohe nuk e kishte nga ta dinte që një ditë do ishte në listën e kandidatëve për kryetar bashkie, por në këtë foto duket qartë se është një adhurues i cirkut të rrugës dhe kjo është një arsye më shumë që ai të fitojë besimin e qytetarëve durrsakë…

Sikurse, Luan Hoti nuk e dinte se do të vinte një ditë që do të ishte edhe i preferuari i Edi Ramës, i cili i jep tendera, si monopoli i rimorkiatorëve të anijeve dhe trageteve, me miliona euro. Po ashtu, Hoti ndan biznese të përbashkëta me bashkëshortin e kandidates së PS, Emirjana Sako.

Në fakt Lulzim Basha ka ditur përherë t’i zgjedhë të besuarit e tij, që njëkohësisht janë dhe adhures të artit dhe jo vetëm. Për shembull, Xhelal Mziu, ka pasion lodrën, dhe në një foto që qarkulloi disa vite më parë Mziu shfaqej duke festuar ndërsa në ballë i ishte ngjitur një kartmonedhë e prerjes 1 mijë lekëshë. /SYRI.NET

Zjarr Tv Ad