Kandidati për Kryebashkiak i Stambollit, vë plisin e bardhë dhe betohet

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim  për kryetarin e Bashkisë së Stambollit, Binali Yildirim, duke e përdorur fjalën “besa besë” në gjuhën shqipe premtoi që në Stamboll do të shërbejnë në paqe dhe me një ndjenjë të përbashkët, raporton Anadolu Agency.

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale në Turqi që do të zhvillohen më 31 mars, Yildirim u takua me migrantët nga Ballkani në Stamboll.

Ai në fjalën e tij rikujtoi se Turqia është vendi i parë që e ka njohur Maqedoninë e Veriut.

Binali Yildirim theksoi se si Turqi do të bëjnë atë që është e nevojshme për qetësinë, paqen dhe ardhmërinë e Ballkanit ashtu siç kanë bërë deri më tani.

Gjithashtu duke treguar se Turqia zhvillon punime për gjallërimin e monumenteve historike në Ballkan, tha se në rrugëtimin e tij është nisur për t’u bërë kryetari i të gjithë qytetarëve të Stambollit.

Ai duke e përdorur fjalën “besa besë” në gjuhën shqipe tha se, “Shqiptarët kanë një fjalë, ‘besa besë’. Kjo fjalë është betim i madh. Më i rëndësishëm se gjithçka. Nëse një person thotë ‘besa besë’, koka shkon por premtimi përmbushet. Edhe unë juve ju them ‘besa besë’. Ju jap fjalën e Binali Yildirim. Në Stamboll do të shërbejmë në paqe dhe me një ndjenjë të përbashkët”.

Binali Yildirim më tej deklaroi se Stambollin do ta shndërrojnë në një vend ku jetojnë njerëz të lumtur.

Pas fjalimit, Yildirim vendosi në kokë një plis që i ishte dhuruar gjatë takimit.

 

Zjarr Tv Ad