Kandidati për PP, Çelaj: Prokurori, hallka e parë në respektimin dhe garantimin e të drejtave ligjore

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Olsjan Çelaj është kandidati i tretë për Prokuror të Përgjithshëm që ka dalë sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të prezantuar veten dhe për t’iu ëprgjigjur pyetjeve të anëtarëve. Ai foli për eksperiencën e tij dhe vizionin për të drejtuar akuzën shqiptare duke prezantuar platformën e tij.

I pyetur nga Nurihan Seiti se si e mendon postulatin e universitetit të Harvardit se prokurori është motori i demokracisë, Çelaj, i cili është kandidat favorit për Prokuror të Përgjithshëm tha se është në hallkën e parë garantuese të të drejtave ligjore.

“Është në harmoni atë çfarë realisht përbën një nga elementët thelbësorë të formimit tim. Kam bërë shpesh debate me kolegë se cili është roli i prokurorit në proces.

Prokurori është hallka e parë në respektimin dhe garantimin e të drejtave ligjore.
Mënyra si interpretohet ligji shpesh në mënyrë të cekët respektimi i garancive në bindjen time është e rëndësishme që prokurori të jetë i pari që garanton zbatimin e ligjit dhe të drejtat e viktimës apo të pandehurit.
Në qoftë se nuk është i përgjegjshëm nuk do të ishte një funksionar i mirë por thjesht një zbatues mekanik! Demokracia mbrohet duke vënë para përgjegjësisë penale ata që shkelin ligjin! Duke qenë vigjilent ndaj respektimit prokurori të jetë edhe në hallkën e pare garantuese edhe të ligjit edhe që shoqëria s’do t’i nënshtrohet dhunës së arbitraritetit”, tha Çelaj.

Zjarr Tv Ad