Kandidatja për deputete e PD-së, Lediana Fratari takon jetimët në Tiranë: Bëra një betim, nuk do të resht kurrë së foluri e së vepruari për këta njerëz.

0
153
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidatja e Partisë Demokratike në Tiranë, ditën e sotme ka vizituar disa jetimë,  në atë që njihet si ish “Shkolla e Rezervave” në Tiranë. Fratari thekson se nuk shkoi për të bërë bamirësi, apo për të dhënë lëmoshë, por për ti takuar dhe për të parë kushtet e jetesës së tyre.

“Kisha menduar shumë fjalë për tu thënë, por harrova gjithçka. Për atë që pashë dhe nuk ndjeva mëshirë, por ndjeva revoltë. Mu shfaqën në moment imazhet e qeveritarëve qëndrore dhe lokalë, që shfaqen të buzëqeshur tërë hipokrizi, kur u dërgojnë këtyre njerëzve qoftë dhe një copë bukë”.- shkruan ajo.

Kandidatja demokrate thekson në një postim të sajin, se i përbuz bamirësitë që shoqërohet me kamera nga pas, aq më shumë kur ajo bëhet gjatë fushatës elektorale dhe synon të mbledhë vota.

 “Unë jam e vendosur të mos ofroj asgjë, për asnjë votë. Sepse mendoj se një votë e blerë është edhe më keq se një votë e vjedhur. I zbrita ato shkallë me një betim, në emër të Zotit, dhe në emër të Anës, Zanës e Albanës: Unë nuk do të resht kurrë së foluri e së vepruari për këta njerëz. Këta nuk kanë nevojë për mëshirën e askujt. Këta kanë nevojë për të jetuar si njerëz me dinjitet. Ndërsa shteti ka për detyrë tu krijojë mundësinë për tu shkolluar e punuar si gjithë të tjerët”- shkruan ajo krahas fotos ku shihet me fëmijët.

Zjarr Tv Ad