Kandidaturat për bordin e Bankës së Shqipërisë, Balla replikon me Tabakun: Mbajeni, ne nuk kemi punë! Ridvan Bode është i juaji…

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Opozita ka kërkuar që mos të votohen sot në seancën plenare kandidaturat për bordin e Bankës së Shqipërisë pasi përfaqësuesi i tyre, Mateo Spaho nuk është pjesë e rendit të ditës në Kuvend.

Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla replikoi me Jorida Tabakun ndërsa propozoi që të bëhet një seancë dëgjimore me kandidatin e opozitës, Mateo Spahon për bordin e Bankës së Shqipërisë. Gjithashtu Balla i tha Tabakut se Ridvan Bode nuk ka qenë kurrë pjesë e mazhorancës në këtë bord.

Debati në Kuvend:

Tabaku: Në Bankën e Shqipërisë keni përfaqësues Ridvan Boden. Të paktën dy përfaqësues të opozitës duhen në bordin e Bankës së Shqipërisë. Ne kërkojmë që kandidatura e opozitës Mateo Spahi të përfshihet në rendin e ditës për tu votuar për tu bërë pjesë e bordit ose mos kalojnë kandidaturat e mazhorancës deri sa të bëhet kërkesa e depozitimit në komisionin e ekonomisë.

Taulant Balla: Në atë institucion nuk ka lidhje balanca, aty ka dy kandidatura nga legjislatura e mëparshme. Mos diskutojmë më këto gjëra. Me Boden në 8 vite kam debatuar shumë unë këtu në Kuvend. Mos na i quani Ridvan Boden tonin sepse nuk u bën nder juve, është i juaji. Është kandidaturë tjetër që ka ardhur nga opozita pra janë dy kandidatura. Komisioni i Ekonomisë është këtu gjatë procesit të seancës të bëhet seanca dëgjimore dhe të përfshihet në rendin e ditës kandidaturat e opozitës. Kur PS ishte në opozitë nuk ka pasur dy, vetëm një kishim.

Ato kandidatura që keni ju, nuk ju merr kush, ata që na keni bërë ju kur ishim ne në opozitë nuk u bëjmë ne. Ne duam balancat. PS nuk shkel parimet, të përfshihet në rend dite dhe të diskutohet mbledhja në komisionin e ekonomisë. Kërkoni ndjesë dhe mos ja fusni kot!

Zjarr Tv Ad