Kandidimi i Çomos dhe Bozos për PS, Meta mesazh votuesve: Shikoni me vëmendje listat, zgjidhni figura me integritet të lartë që t’i jepni mesazh kryetarëve

0
155
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti I vendit Ilir Meta është pyetur për zgjedhjen e kryeministrit Edi Rama që të kandidojë dy figura të njohura për publikun, mjeken Najada Çomo dhe inxhinieren Luljeta Bozo.

Meta ka thënë se vendimet e forcave politike nuk janë me rëndësi për të, por shtoi se preferon që të ketë sa më shumë figura me integritet të larë.

Kreu i shtetit, gjatë një deklarate për media, tha gjithashtu se zgjedhësit duhet të shohin me vëmendje listat dhe të votojnë atë kandidat që duan t’i përfaqësojë, duke i dhënë kështu mesazh krerëve të partive politike.

Për sa i takon vendimeve të forcave të ndryshme politike, këto nuk janë në interesin tim. Është e rëndësishme të jenë figura me sa më shumë integritet. Dua të theksoj rëndësinë që qyetarët të shohin me vëmendje listat që ata votojnë, dhe të zgjedhin atë kandidat apo kandidate që ka integritetin më të lartë. Në mënyrë që t’i japin mesazh të qartë kryetarëve dhe kryetareve se cilët janë deputetët që duan t’i përfaqësojnë në parlament”, u shpreh Meta.

Zjarr Tv Ad